Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) me 23 prill u takua me Mekanizmin Komunal kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Baza Gjinore në Ferizaj.
Gjatë këtij takimi, RrGK shpalosi të gjeturat nga raporti i vlerësimit, si dhe prezantoi planin e punës për fuqizimin dhe funksionalizimin e mëtejshëm të Mekanizmit Koordinues në Ferizaj.
Në takim ishin të pranishme të gjitha institucionet kyçe që merren me trajtimin e rasteve të dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional.
Ky takim u realizua në kuadër të nismës “Rritja e kapaciteteve dhe mekanizmave për adresimin e dhunës me bazë gjinore”, i cili zbatohet në partneritet me East-West Management Institute (EWMI), me synim forcimin e mekanizmave koordinues dhe përmirësimin e përgjigjes institucionale ndaj dhunës me bazë gjinore.
P.S. Përkthimi në gjuhën Angleze dhe Serbe është i automatizuar me AI