Skip to main content

DHUNA ME BAZË GJINORE

DHUNA ME BAZË GJINORE

ÇFARË ËSHTË DHE SI TA DALLOJMË?

Çfarë është dhuna me bazë gjinore?

Dhuna me bazë gjinore është çdo lloj dhune që ndodh ndaj një personi për shkak të gjinisë së tij/saj.

Ajo ndikon te gratë, burrat, vajzat, djemtë dhe personat e tjerë që identifikohen ndryshe.

Megjithatë, dhuna zakonisht ndikon te gratë dhe vajzat, sepse shpesh ka rrënjë në pabarazitë e pushtetit midis burrave dhe grave, ku burrat mund të ndihen të autorizuar të kontrollojnë ose dominojnë gratë. Kur gratë kanë qasje të kufizuar në burime, në marrjen e vendimeve apo në pavarësi ekonomike, ato mund të jenë më të pambrojtura ndaj dhunës dhe më pak të afta për të dalë nga situatat abuzive.

LLOJET E DHUNËS ME BAZË GJINORE

Dhuna fizike

përfshin: shuplaka, grushta, shkelma, shtyrje, tërheqje flokësh, djegie, kafshime, goditje me mjete të forta, hedhje të sendeve, mbajtje me forcë ose ndalim për të dalë nga hapësira.

Dhuna psikologjike/emocionale

përfshin kërcënime, izolim nga miqtë dhe familja, frikësim të vazhdueshëm.

Dhuna ekonomike

përfshin si ndalimi i përdorimit të të hollave të familjes për nevojat bazë.

Dhuna seksuale

përfshin përdhunimin ose çdo akt seksual pa pëlqim.

Të gjitha këto forma të dhunës janë të kundërligjshme! 
Nëse të ndodhin ty ose dikujt që e njeh, ke të drejtë të kërkosh drejtësi dhe mbrojtje! 

KU MUND TË NDODHË DHUNA?

ÇKA ËSHTË DHUNA DIGJITALE?

Dhuna digjitale ndodh kur dikush përdor teknologjinë për të: 

  • Ngacmuar (duke dërguar mesazhe ose imazhe të padëshiruara, telefonata të shpeshta, krijim i profileve të rreme për të frikësuar, ndarje e imazheve intime pa leje, ose etiketim i vazhdueshëm në përmbajtje fyese) 
  • Kërcënuar 
  • Kontrolluar 
  • Shantazhuar ose poshtëruar (p.sh. “shantazhi seksual”) 

 

Kodi Penal i Republikës së Kosovës nuk e përkufizon ende në mënyrë të qartë dhunën digjitale, por ajo mund të raportohet sipas këtyre neneve: 

  • Neni 182 – Ngacmimi 
  • Neni 183 – Ngacmimi seksual 
  • Neni 181 – Kërcënimi 
  • Neni 329 – Shantazhi 

Mirëpo, Ligji për Dhunën me Bazë Gjinore e njeh ngacmimin seksual në internet si formë dhune. Viktimat kanë të drejtë të marrin mbrojtje dhe ndihmë nga shteti, përfshirë: 

  • Urdhra mbrojtjeje për t’i mbajtur dhunuesit larg 
  • Shërbime sociale dhe plane sigurie 
  • Strehim të përkohshëm ose banim social 
  • Qasje në kujdes shëndetësor 
  • Mbështetje për arsim, aftësim profesional dhe punësim 

 

Çfare të bësh nëse je viktimë apo njeh dikë që është? Ruaji Provat! 

Bëji screenshot çdo mesazhi, fotografie apo video
Shëno emrin e përdoruesit, datën, orën dhe linkun
Mos i fshij – ato janë dëshmi ligjore!

 MOS HESHT!

  • Fol me dikë që i beson
  • Kërko ndihmë profesionale