-
PËRGJEGJËSIA E KOMUNËS
Komunat në pajtim me Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, si dhe me Rregulloren (QRK) npër Mekanizmin Koordinues Lokal për Mbrojtje nga Dhuna, ka për obligim që:
- Të krijojë dhe funksionalizojë Mekanizmin Koordinues Lokal për Mbrojtje nga Dhuna, me përfaqësim institucional të plotë.
Kosova deri tani ka Mekanizëm Koordinues Komunal Kundër Dhunës në Familje në të gjitha 38 komunat e saj.
Shembulli më i mirë i funksionimit të MKKDhF-së është Komuna e Prishtinës që ofron ndihmë financiare 500EUR për viktimat e dhunës në familje nga gjashtë muaj deri në dy vjet.
- Të sigurojë burime të mjaftueshme financiare dhe njerëzore për funksionimin e tij.
- Të organizojë takime të rregullta dhe të ftojë grupe profesionale në rastet me rrezik të lartë.
- Të mundësojë komunikim dhe bashkëpunim ndërinstitucional efektiv.
- Të koordinojë dhe miratojë Planin Lokal të Veprimit për Zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave, si dhe të raportojë rregullisht për zbatimin e tij. Ky plan miratohet nga Kuvendi i Komunës.
- Të rrisë kapacitetet e institucioneve lokale, përfshirë shtimin e punëtorëve socialë dhe psikologëve, si dhe trajnimin e tyre të vazhdueshëm për parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës.
Nëse keni nevojë për asistim për të përmirësuar funksionalizimin e MKKDhF-së në komunën tuaj, mund të kontaktoni Adelina Berisha në [email protected], Besarta Breznica në [email protected], Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK).