Skip to main content

DHUNA ME BAZË GJINORE

Më 15 maj, Rrjeti i Grave të Kosovës zhvilloi disa takime në Komunën e Ferizajt për të diskutuar avancimin e barazisë gjinore dhe forcimin e mekanizmave institucionalë në nivel lokal.

Takimet u realizuan me Adelina Rexhepi Braha, Drejtore Ekzekutive e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Ferizaj, Shpresa Hajrizi, Zyrtare Financiare në QPS, Suzana Mustafa, Asistente Administrative Financiare në Komunën e Ferizajt, Tamaljenka Sopa, Zyrtare Sociale në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Ferizajt, Klementina Augustini, Zyrtare Administrative në Komunën e Ferizajt, Sebahate Sadiku, Drejtore e Financave, si dhe Besa Bibaj, Zyrtare për Barazi Gjinore.

Gjatë takimeve u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit për zbatimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor për shërbimet sociale dhe sfidat në sigurimin e buxhetit të mjaftushëm në bazë të nevojave nga niveli qendror.

Kjo iniciativë është pjesë e Strategjisë së RrGK-së dhe mbështetet nga East-West Management Institute dhe European Union in Kosovo

P.S. Përkthimi në gjuhën Angleze dhe Serbe është i automatizuar me AI