Rrjeti i Grave të Kosovës me datë 24 qershor nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit me Komunën e Prizrenit, me qëllim forcimin e Mekanizmit Koordinues Komunal Kundër Dhunës në Familje dhe avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin dhe adresimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore.
Përmes këtij memorandumi, RrGK do të mbështesë zhvillimin e kapaciteteve të anëtarëve të mekanizmit, forcimin e koordinimit ndërinstitucional, integrimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor dhe përmirësimin e qasjes së viktimave në mbrojtje dhe shërbime.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të nismës “Rritja e kapaciteteve dhe mekanizmave për adresimin e dhunës me bazë gjinore”, që zbatohet në partneritet me East-West Management Institute, me qëllim të forcimit të mekanizmave koordinues dhe avancimit të reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore.
P.S. Përkthimi në gjuhën Angleze dhe Serbe është i automatizuar me AI