Skip to main content

DHUNA ME BAZË GJINORE

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), në bashkëpunim me Komunën e Fushë Kosovës, me datë 21 maj zhvilloi takim me Mekanizmin Komunal kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Bazë Gjinore në Fushë Kosovë.

Gjatë takimit u prezantuan gjetjet nga raporti i vlerësimit dhe plani i punës për fuqizimin dhe funksionalizimin e mëtejmë të Mekanizmit Koordinues në këtë komunë.

Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve kyçe që trajtojnë rastet e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, duke riafirmuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për ofrimin e një reagimi efektiv ndaj këtyre rasteve. Gjithashtu, u diskutua për rëndësinë e buxhetimit adekuat, organizimit të fushatave vetëdijësuese dhe punës së vazhdueshme me komunitetin.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të nismës “Rritja e kapaciteteve dhe mekanizmave për adresimin e dhunës me bazë gjinore”, që zbatohet në partneritet me East-West Management Institute, me qëllim të forcimit të mekanizmave koordinues dhe avancimit të reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore.

P.S. Përkthimi në gjuhën Angleze dhe Serbe është i automatizuar me AI