IKD dhe RrGK: Programi Kombëtar për kryerësit e dhunës ndaj grave ende nuk është funksionalizuar plotësisht dhe vazhdon të zbatohet kryesisht mbi baza vullnetare.
Në asnjë nga 50 aktgjykimet e analizuara nuk është urdhëruar pjesëmarrja në programe rehabilituese.
Programi zbatohet vetëm në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Janë identifikuar mangësi ligjore dhe institucionale, por edhe rezultate pozitive në rritjen e përgjegjësisë dhe vetëdijesimit të pjesëmarrësve.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të nismës “Rritja e kapaciteteve dhe mekanizmave për adresimin e dhunës me bazë gjinore”, që zbatohet në partneritet me East-West Management Institute, me qëllim të forcimit të mekanizmave koordinues dhe avancimit të reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore.
P.S. Përkthimi në gjuhën Angleze dhe Serbe është i automatizuar me AI