Një hapësirë e sigurt për informim, mbështetje dhe veprim.
Platforma “Dhuna me bazë gjinore” është krijuar me qëllim që t’u ofrojë viktimave të dhunës me bazë gjinore një burim të besueshëm informacioni dhe udhëzimesh për mënyrat e raportimit dhe marrjen e ndihmës së nevojshme.
Kjo platformë synon të fuqizojë çdo person që përballet me forma të ndryshme dhune fizike, psikologjike, seksuale apo ekonomike, duke i informuar për të drejtat e tyre dhe institucionet që ofrojnë mbështetje.
Në këtë faqe, përdoruesit mund të gjejnë:
- Udhëzime të qarta për si të raportojnë dhunën në mënyrë të sigurt;
- Informata për institucionet dhe organizatat që ofrojnë ndihmë ligjore, psikologjike dhe sociale;
- Burime edukative për parandalimin e dhunës dhe rritjen e ndërgjegjësimit;
- Rrëfime dhe histori frymëzuese të fuqizimit dhe rikuperimit.
Platforma është e krijuar për të qenë e qasshme dhe gjithëpërfshirëse, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, ku secili mund të jetojë pa frikë dhe me dinjitet.
Mos hesito të kërkosh ndihmë, nuk je vetëm.