Skip to main content

DHUNA ME BAZË GJINORE

Gjatë takimit, RrGK prezantoi të gjeturat nga raporti i vlerësimit dhe planin e punës për fuqizimin dhe funksionalizimin e mëtejmë të Mekanizmit Koordinues në Lipjan.

Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve kyçe që trajtojnë rastet e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore, duke riafirmuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në ofrimin e një përgjigjeje efektive ndaj këtyre rasteve.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të nismës “Rritja e kapaciteteve dhe mekanizmave për adresimin e dhunës me bazë gjinore”, që zbatohet në partneritet me East-West Management Institute (EWMI), me qëllim të forcimit të mekanizmave koordinues dhe avancimit të reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore.

P.S. Përkthimi në gjuhën Angleze dhe Serbe është i automatizuar me AI