Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) me datë 12 maj zhvilloi takim me Mekanizmin Komunal kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Bazë Gjinore në Podujevë.
Gjatë takimit, RrGK prezantoi gjetjet nga raporti i vlerësimit dhe planin e punës për fuqizimin dhe funksionalizimin e mëtejmë të Mekanizmit Koordinues në këtë komunë.
Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve kyçe që trajtojnë rastet e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore, duke riafirmuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në ofrimin e një përgjigjeje efektive ndaj këtyre rasteve, buxhetimin adekuat dhe fushatat vetëdijësuese dhe puna me komunitet.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të nismës “Rritja e kapaciteteve dhe mekanizmave për adresimin e dhunës me bazë gjinore”, që zbatohet në partneritet me East-West Management Institute (EWMI), me qëllim të forcimit të mekanizmave koordinues dhe avancimit të reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore.
P.S. Përkthimi në gjuhën Angleze dhe Serbe është i automatizuar me AI