Skip to main content

DHUNA ME BAZË GJINORE

Më 14 maj, Rrjeti i Grave të Kosovës zhvilloi disa takime në Komunën e Pejës për të diskutuar avancimin e barazisë gjinore dhe forcimin e mekanizmave institucionalë në nivel lokal.

Takimet u realizuan me Hajrija Haxhijaj, zyrtare e lartë financiare në Komunën e Pejës, Shpresa Lukaj, Drejtore Ekzekutive e Qendrës për Punë Sociale, Durim Kelmendi, udhëheqës i QPS-së, Samka Drançolli, Zyrtare për Barazi Gjinore dhe ish anëtaren e bordit të RrGK-së, Xhejrane Lokaj.

Gjatë takimeve u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit për zbatimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor për shërbimet sociale dhe nevoja që institucionet komunale të planifikojnë dhe buxhetojnë aktivitetet që adresojnë nevojat e grave dhe vajzave.

Po ashtu, RrGK theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, me qëllim të koordinimit më të mirë, rritjes së mbështetjes institucionale dhe avancimit të proceseve që kontribuojnë në barazi gjinore në nivel lokal.

Kjo iniciativë është pjesë e strategjisë së RrGK-së dhe mbështetet nga East-West Management Institute (EWMI) dhe BE.

P.S. Përkthimi në gjuhën Angleze dhe Serbe është i automatizuar me AI