Më 9 korrik, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) zhvilloi një sërë takimesh në Komunën e Podujevës për të diskutuar për avancimin e barazisë gjinore, buxhetimin e përgjegjshëm gjinor dhe forcimin e mekanizmave institucionalë në nivel lokal.
Takimet u realizuan me Arbnore Uka Osmani, drejtore e financave, Kadrie Ajvazi, udhëheqëse për buxhet dhe financa, Naime Podvorica, zyrtare për barazi gjinore, si dhe Makfirete Zeka, drejtore ekzekutive e Qendrës për Punë Sociale në Podujevë.
Gjatë takimeve u diskutuan mundësitë për të përmirësuar integrimin e perspektivës gjinore në planifikimin dhe ndarjen e buxhetit komunal, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, funksionalizimin e mekanizmave lokalë për adresimin e dhunës me bazë gjinore, si dhe nevojat për mbështetje të shërbimeve sociale. Vëmendje e veçantë iu kushtua fondit emergjent për viktimat, mbledhjes së të dhënave të ndara sipas gjinisë, banimit social dhe mundësive për zgjerimin e mbështetjes për qytetarët në nevojë.
Këto aktivitete realizohen në kuadër të bashkëpunimit të RrGK-së me Komunën e Podujevës, me qëllim forcimin e institucioneve lokale dhe avancimin e barazisë gjinore në nivel komunal.
Kjo iniciativë është pjesë e Strategjisë së RrGK-së dhe mbështetet nga East-West Management Institute dhe European Union in Kosovo.
P.S. Përkthimi në gjuhën Angleze dhe Serbe është i automatizuar me AI