Më 23 qershor RrGK mbajti trajnimi për anëtarët e Mekanizmit Koordinues Komunal Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore në Lipjan, me fokus në adresimin e dhunës me bazë gjinore të kryer përmes teknologjisë (TF-GBV) dhe përdorimin e provave digjitale në trajtimin e rasteve.
Gjatë trajnimit u trajtuan format e dhunës online, korniza ligjore dhe standardet ndërkombëtare, siguria dhe mbrojtja digjitale, dokumentimi i rasteve, si dhe strategjitë për reagim dhe mbështetje të bazuara në qasje të ndjeshme ndaj traumës.
Forcimi i kapaciteteve të profesionistëve dhe bashkëpunimi ndërinstitucional mbeten thelbësore për një përgjigje efektive ndaj dhunës me bazë gjinore në epokën digjitale.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të nismës “Rritja e kapaciteteve dhe mekanizmave për adresimin e dhunës me bazë gjinore”, që zbatohet në partneritet me East-West Management Institute, me qëllim të forcimit të mekanizmave koordinues dhe avancimit të reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore.
P.S. Përkthimi në gjuhën Angleze dhe Serbe është i automatizuar me AI