Takimi u realizua me znj. Shqipe Islami, Zyrtare për Financa në Drejtorinë e Financave, dhe znj. Lindita Dervisholli, Zyrtare për Barazi Gjinore.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për të përmirësuar integrimin e perspektivës gjinore në planifikimin dhe ndarjen e buxhetit komunal, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe funksionalizimin e mekanizmave lokalë për adresimin e dhunës me bazë gjinore. Po ashtu, u diskutua rëndësia e mbledhjes së të dhënave të ndara sipas gjinisë, planifikimit të fondeve për shërbime që adresojnë nevojat e grave dhe burrave, si dhe identifikimi i prioriteteve për avancimin e barazisë gjinore në nivel lokal.
Këto aktivitete realizohen në kuadër të bashkëpunimit të RrGK-së me Komunën e Fushë Kosovës, me qëllim forcimin e institucioneve lokale dhe avancimin e barazisë gjinore në nivel komunal.
Kjo iniciativë është pjesë e Strategjisë së RrGK-së dhe mbështetet nga East-West Management Institute (EWMI) dhe Bashkimi Evropian në Kosovë.
P.S. Përkthimi në gjuhën Angleze dhe Serbe është i automatizuar me AI