Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) me 20 prill u takua me Mekanizmin Komunal kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Baza Gjinore në Pejë.
Gjatë këtij takimi, RrGK shpalosi të gjeturat nga raporti i vlerësimit, si dhe prezantoi planin e punës për fuqizimin dhe funksionalizimin e mëtejshëm të Mekanizmit Koordinues në Pejë.
Takimi shërbeu si hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimit të reagimit të koordinuar ndaj dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
Ky takim u realizua në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve dhe mekanizmave për adresimin e dhunës me bazë gjinore”, i cili zbatohet në partneritet me East-West Management Institute (EWMI), me synim forcimin e mekanizmave koordinues dhe përmirësimin e përgjigjes institucionale ndaj dhunës me bazë gjinore.
P.S. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe është i automatizuar me AI